Lajmet e fundit

Deputeti i LDK-së, Sadri Ferati, duke folur për murin që është ndërtuar në Mitrovicë ka thënë që muri nuk paraqet realitetin politik në vend.
“Ky mur nuk është një pasqyrim real i disponimit momental të qytetarëve dhe nevojave të qytetarëve në terren”.
“Ky mur është një monstrum që është paraqitur aty, është një mesazh që politika ekstreme dëshiron të jep”.
Në një lidhje telefonike në Info Magazine të Klan Kosovës, Ferati, është shprehur se serbët e Mitrovicës së Veriut për dallim nga çka aludohet, nuk janë fare të rrezikuar.