Lajmet e fundit
Real Madridi e ka rigjetur veten nën urdhërat e Rafa Benitezit duke u kthyer në fortesë të pamposhtme për kundërshtarët.

Solid, i fortë, i balancuar, i organizuar, serioz, punëtor dhe i disiplinuar. Këto janë disa nga veçoritë e Real Madridit të Rafa Benitezit.
Kjo është përshtypja që ka lënë gjatë parasezonit në Australi dhe Kinë skuadra mbretërore. Ishte ky rasti i parë që pati trajneri për t’u njohur dhe për të punuar me lojtarët që e kanë ndjerë se gjërat kanë ndryshuar.
Ditët me shaka dhe truqe në stërvitje kanë mbaruar, për to nuk ka më vend në regjimin e ri. Tani është koha që të punohet shumë dhe të bisedohet me trajnerin kur gjërat nuk shkojnë siç duhet.
Gjërat kanë ndërruar shumë nga koha e Carlo Ancelottit dhe është e qartë se këto ndërrime kanë dhënë rezultat. Deri tani Real Madridi ka pësuar vetëm një gol në katër ndeshjet miqësore dhe atë nga një penalti e dyshimtë. As Keylor Navas, as Kiko Casilla nuk e kanë nxjerrë kurrë topin nga rrjeta në lojë të lirë.
Në Kinë, Real Madridi e ka zbuluar veten, duke e kthyer në Mur të Madh dhe fortësë të pamposhtshme.
Mesatarja e sulmeve drejt portës është 3.5 për ndeshje, që mund të mos duket shumë, por kur krahasohet me atë të Ancelottit merr dimension të ri.