Krijuesi i mozaikut “Muri i Kujtesës” me imazhin e refugjatëve shqiptarë gjatë luftës së viteve 1998-99 në Kosovë, nuk u prezantua si autor e as që u përmend, kur u bë inaugurimi i murit të kujtimeve pranë trenit në ‘Memorialin Bllaca’.
Aty jetësohet figura e një nënë teksa e ushqen foshnjën gjatë kalimit të kufirit me Maqedoninë, njofton Klan Kosova.
Fatos Kabashit i mbeti hatri që nuk u nderua dhe njerëzit nuk patën mundësi ta njohin autorin e veprës.
Dëshpërimin e tij, megjithatë, Kabashi e hoqi kur u takua me dy protagonistet e mozaikut, Sherife Lutën dhe vajzën e saj Besianën, të cilat e falënderuan për punën.
Ky projekt që u realizua me 225 mijë gurë po del të jetë më i veçanti për autorin, për shkak të temës së ndjeshme.
https://www.youtube.com/watch?v=URY9Iv30dPs&t=18s
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.