Lajmet e fundit

Ministri i Diasporës Valon Murati, ka thënë se procesi zgjedhor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka ndikim edhe në Kosovë.
Kjo sipas Muratit, pasi çdo gjë që ndodhë në vend është poashtu në një ndikim global e sidomos me Shtetet e Bashkuara, njofton Klan Kosova.
Murati poashtu ka thënë se po të ishte amerikan do të votonte për Hillary Clinton.
‘’Besoj që cdo njeri i përcjellë zgjedhjet në Amerikë.’’
‘’Cdo gjë që ndodhë në vend, ka një ndikim global sidomos në Amerikë apo anasjelltas.’’
‘’Ne nuk na takon të përzihemi në politikën e brendshme të shteteve të tjera.’’
‘’Ne vazhdimisht kemi pas një lob të fort, që kanë pas ndikim të madh të rëndësishëm nga të dy partitë politike në Amerikë.’’
‘’Kemi një situatë jo të zakonshme në këtë aspekt, a kanë qëndruar partitë prapa kandidatëve apo jo, duke pas parasysh një të kaluar të Clintonëve, kam përshtypjen që shqiptarët përkrahin zonjën Clinton.’’
‘’Mendoj që një shumicë e madhe e shqiptarëve e përkrahin zonjën Clinton.’’
‘’Unë po të isha qytetar amerikan do të votoja për Hillary Clinton’’ ka përfunduar, Murati, njofton Klan Kosova.