Lajmet e fundit

Ministri i Diasporës Valon Murati, ka thënë se një sulm i mundshëm ndaj shtetit të Kosovës prej Serbisë, do të konsiderohej sulm ndaj të gjithë shqiptarëve.
Në emisionin Zona e Debatit në Klan Kosova, ministri është shprehur se Kosova po përballet me provokime të njëpasnjëshme të Serbisë dhe ka shanse të ketë një luftë ndonëse thekson se ajo nuk mund të jetë e madhe.
“Sulmi ndaj Kosovës do të ishte sulm ndaj krejt shqiptarëve, do destibalizohej Ballkani e kudo që jetojnë shqiptarët. Në këto rrethana që janë shqiptarët një luftë e përmasave të mëdha, është e pamundur. Mund të ketë provokime të Serbisë”.
Ai po ashtu shprehet se përfshirja e Shqipërisë në një konflikt të mundshëm të armatosur, do të ishte më se e prekshme.
“Shqipëria është anëtar i NATO-s, kufirin me Shqipërinë e kemi të hapur. Shqipëria është shtet anëtar i NATO-s implikimi i saj në luftë do të ishte mjaft i mundshëm. Sot ne jemi shtet dhe do të mund ta thërrisnim një Shqipëri që të na ndihmojë”, ka thënë Murati.