Lajmet e fundit

Organizuar nga Komuna e Mitrovicës dhe me mbështetje të Ministrisë së Diasporës, është mbajtur në Bajgorë të Shalës takimi tradicional kushtuar bashkatdhetarëve ”Dita e Mërgimtarëve”.
Ministri i Diasporës Valon Murati, duke i përshëndetur të pranishmit ka thënë se kontributi i mërgatës kosovare është i jashtëzakonshëm.
Sipas tij diaspora vazhdon të mbetet kontributdhënës shumë i madh për Kosovën.
”Kosova po qe se nuk do të vinit ju dhe ta ngjallni në këta muaj të verës, do të ishte një vend shumë i zymtë”.
“Ju i jepni jetë Kosovës”.
“Në këta muaj Kosova ka qarkullimin më të madh të parave”.
“Kontributi i juaj ka qenë shumë i madh për lirinë dhe pavarësinë e vendit”, tha Murati.
Edhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka falënderuar mërgimtarët që kanë marrë rrugën për të ardhur në të Shalës së Bajgorës.
Bahtiri tha se roli dhe kontributi i mërgimtarëve gjatë dekadave të tëra, deri në ditët e sotme, në mbështetje të atdheut, në forma nga më të ndryshmet, ishte i jashtëzakonshëm.
Për të pranishmit u shfaq edhe një program i pasur artistik.
Në kuadër të këtij aktiviteti është hapur edhe ekspozita me piktura e piktorëve nga Mitrovica dhe një ekspozitë shitëse e veshjeve tradicionale kombëtare.