Lajmet e fundit

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka prezantuar Raportin e Performancës së komunave, për vitin 2020.
Në të nuk është përfshirë Mitrovica e Veriut, meqenëse të dhënat nuk janë autorizuar nga kryetari i komunës.
Andaj Krasniqi paralajmëron se me Ligjin e bazuar në përformancë dhe në grantin e performancës, raportimi do të bëhet obligativ për secilën komunë.
Krasniqi tregoj se komisioni për verifikim, ka hasur në raportime të pasakta edhe në rastin e fundit.
Ndërkaq sipas Diellor Gashit i cili udhëheqë me Departamentin për Performancë dhe Transparencë, grupi i komunave me përqindjen më të ulët të përformancës janë komunat serbe, dhe kjo sipas tij ndodhë si pasojë e keqraportimit si dhe për shkak të të dhënave të pavlefshme meqë nuk kishte verifikim.
Në këtë raport të bazuar në 102 tregues në 19 fusha të ndryshme, rezultat i lartë është regjistruar në shërbimet pubike administrative e në transparencën komunale.
Ngritje janë shënuar edhe në disa fusha tjera, përkundër që në disa siç ndër to është përfaqësimi gjinor, mbrojtja ambientit e tek menaxhimi i fatkeqësive ka pësuar ulje.
https://www.youtube.com/watch?v=Y5n31tJPvCE