Ministri i Diasporës, Valon Murati ka marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare mbi Migracionin e Punës dhe Qytetarinë Industriale : Shqiptarët në lëvizje, identitet, zhvillim dhe qytetari, ku në ceremoninë e hapjes si mysafir nderi shpalosi projektet e Ministrisë së Diasporës, dukë vënë theks të veçantë në vendosjen e frymës dhe politikave të bashkëpunimit mes Kosovës, Shqipërisë dhe mërgatës, njofton Klan Kosova.
“Duke parë se ka qenë rrugë e gjatë dhe plotë mundime e sakrifica, rruga e shndërrimit nga një migrant pune në një njeri të suksesshëm, qoftë si njeri i shkencës, kulturës, artit apo biznesit është shumë e vështirë".
"Këta njerëz, ne nuk duhet t’i shohim si një komunitet që duhet ta shfrytëzojmë me përfitim të njëanshëm, siç ka ndodhë deri sot, por duhet ta shndërrojmë në një partner të zhvillimit të vendit”, tha Ministri Murati, njofton Ministria e Diasporës.
Gjatë kësaj konference organizuar nga Universiteti i New York Tirana dhe Universiteti i Prishtinës, me përkrahjen e agjencisë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim dhe Universitetit të Freiburgut, ministri Murati tërhoqi vëmendje në kapacitetin ekonomik të mërgatës tonë të cilët ndihmojnë me remitancat e shumta vjetore duke mbajtur një balancë të jetës sociale.
klankosova.tv