Lajmet e fundit

Ministri i Diasporës, Valon Murati ka thënë se diaspora përbën potencial shumëfish më të madh, jo vetëm financiar, por edhe profesional.
"Për ta lëvizur këtë potencial, Ministria e Diaspores ka filluar dhe po vazhdon me sukses krijimin e lidhjeve brenda diasporës sonë përmes implementimit të projektit të rrjetëzimit. Efektet e këtij rrjetëzimi janë të dyfishta: krijon mundësi për zhvillimin e mëtutjeshëm të bizneseve të diasporës përmes bashëpunimit mes tyre, si dhe përmes projekteve të përbashëkta midis nesh krijon mundësinë për zhvillimin e tyre dhe të vendit"
" Gjithashtu, në Strategjinë Kombëtare për zhvillim 2016-2021, diaspora është përfshirë në dy shtylla: njëra ka të bëjë me kapitalin njerëzor dhe tjetra merret me industritë konkurruese, potenciali investues i diasporës sonë dhe mundësia që ajo të shërbejë si konsumatore e shërbimeve dhe e prodhimeve të Kosovës“, tha Murati.
Këto komente ai i bëri gjatë punimeve të konferencës “Diaspora dhe Punësimi”, e cila u organizua nga Ministria e Diasporës, në partneritet me GIZ-in gjerman, Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Odën Ekonomike Gjermano – Kosovare, Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, KIESA, transmeton Klan Kosova,