Lajmet e fundit

Ministri në detyrë i Diasporës, Valon Murati me anë të një postimi në Facebook ka dënuar sulmin me vezë ndaj ambasadores së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku që ndodhi gjatë një ligjërate në Universitetin e Denverit.
"Pavarësisht bindjeve të secilit për tjetrin, konsideroj se nga sulmuesja është gabuar si vendi, ashtu edhe personi. Betejat e brendshme politike nuk duhet të barten në shtete të tjera dhe sulmet nuk duhet të bëhen në ato vende ku diskutohen tema të një rëndësie kaq të madhe e që përbëjnë kërcënim kaq real për ne"
" Mbi të gjitha, sulmohet një diplomate që nuk ka të bëj asgjë me zhvillimet në vend dhe në të njëjtën kohë është ndër përfaqësueset më të denja të shtetit tonë, si në raport me shtetin ku vepron ashtu edhe në raport me botën, në kuadër të KS të OKB-së. Veprimet e tilla në asnjë mënyrë nuk ndikojnë në përmirësimin e gjendjes brenda vendit tonë por ndikojnë shumë në dëmtimin e imazhit të vendit tonë jashtë', ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova.