Lajmet e fundit

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka treguar se nga sot është lansuar sistemi i ri i arkave fiskale digjitale, një inciativë që ka për qëllim modernizimin e administratës fiskale në Kosovë dhe thjeshtimin e proceseve për bizneset.
Sipas tij, ky sistem do të zëvendësojë arkat tradicionale të hardware-it me ato softuerike, duke ofruar mundësi më të lira dhë më efikase për sektorin privat.
"Mjafton një laptop/kompjuter, dhe një printer termik, që një biznes të mund të lëshojë kuponë fiskalë, pa pasur nevojë të blihen arka fiskale të shtrenjta.Sistemi i ri gjithashtu mundëson komunikimin edhe me aplikacion që skanon QR kodin e secilit kupon fiskal, duke hapur rrugë për skema të ndryshme nxitëse që shpërblejnë qytetarët të cilët marrin kuponin fiskal", shkruan Murati në një postim në Facebook.