13.03.2017 · përditësuar para 3428 dite1 min lexim
Murat Jashari e ka pranuar se ka dashur për ta vrarë Azem Vllasin, pasi atë e konsideron tradhtar, njofton Klan Kosova.
Jashari, që zyrtarisht është i dyshuari kryesor për plagosjen e Vllasit, ka thënë po ashtu se pos tij është edhe një grup i madh i njerëzve me të cilët ai bashkëpunon.
Ai ka thënë se grupi shtrihet edhe në dy vende të tjera, pos Kosovës.
Jashari ka deklaruar edhe se ky grup ka për qëllim vrasjen e atyre që i konsiderojnë tradhtarë.
Në mesin e tyre ai ka thënë se ka edhe zyrtarë të lartë në shtetin e Kosovës.
Këto informacione i ka dhënë në Info Magazine, zëvendëskryeredaktori i deskut të lajmeve në Klan Kosova, Zija Miftari.
[caption id="" align="alignnone" width="872"] Zija Miftari[/caption]
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.