Ish-futbollisti dhe trajneri i shumë klubeve në futbollin e pasluftës në Kosovë, Ismet Munishi, është i bindur që përfaqësuesja e Kosovës do të shënojë fitore në ndeshjen kundër Finlandës.
“Kosova do të fitojë sonte”, është fraza me plotë gojë e thënë nga Munishi, kur pyetet për ndeshjen historike që përfaqësuesja e zhvillon nga ora 20:45 në Turku.
Kjo është prognoza e Munishit, “e bazuar pak edhe në dëshirë”.
“Megjithatë varësisht se a do të lejohen gjashtë lojtarët që janë në pikëpyetje të luajnë për Kosovën, do të varet edhe përfromanca e ekipit. Dhe më të vërtetë nuk është në rregull kjo çfarë ka bërë FIFA duke lënë që në ditën e fundit të japë lajmin për lejimin apo jo të lojtarëve” deklaron Munish për Klan Kosovën.
“Megjithatë Kosova ka një ekip të mirë dhe besoj se do të paraqiten mirë”.
Munishi nuk ka nevojë të merakoset, sepse FIFA rreth mesditës të së hënës ia u ka dhënë dritën jeshile nëntë futbollistëve.
Fanol Perdedaj, Bersant Celina, Hekuran Kryeziu, Albert Bunjaku, Enis Alushi, Sinan Bytyçi, Vedat Muriç, Erton Fejzullahu dhe Elbasan Rashani të gjithë do të jenë në gjendje ta ndihmojnë sonte Kosovën.
Ish-trajneri i Hajvalisë beson se “lojtarët kryesorë, do të jenë Milot Rashica i FC Twentes dhe Bernard Berisha që paraqitet për Anzhin.
Natyrisht se kjo ndeshje e vlefshme për kualifikime të botërorit Rusia2018 do të jetë një test edhe për trajnerin e përfaqësues, Albert Bunjaku.
Por, Munshi pohon se nuk është mirë t’i bëhet presion selektorit kosovar mu para ndeshjes historike.
“Ne e kemi njohur tash e sa vite Albert Bunjakin e dimë karrierën e tij, dhe nuk është në rregull që të atakohet tani, pikërisht para një ndeshje të rëndësishme siç është kjo. Pavarësisht opinionit tim për Bunjakin ne duhet të jemi mbështetës në këto momente”.
“Ekipi përfaqësues nuk varet krejtësisht nga trajneri, ai është projekt i madh që përfshihet Federata e Futbollit të Kosovës dhe i gjithë menaxhmenti”, deklaron Munishi për Klan Kosovën.
klankosova.tv