Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka dështuar që ta miratojë Projekt-rezolutën për Raportin vjetor të ZRrE-së për vitin 2022 si dhe shqyrtimin e Planeve Vjetore të Përformancës për vitin 2024, të agjencive dhe rregullatorëve që i raportojnë Komisionit.
Kjo mbledhje ka dështuar për shkak të mungesës së kuorumit, raporton Klan Kosova.
Kështu ka njoftuar kryetari i komisionit Ferat Shala, i cili ka shtuar se kjo çështje do të shqyrtohet gjatë vitit të ardhshëm.
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.