Lajmet e fundit

Mungesat e deputetëve vijojnë të jenë evidente nëpër seancat e Kuvendit të Kosovës.
Klan Kosova njofton se e para e Kuvendit, Vjosa Osmani, nuk ndjehet përgjegjës për mungesat, derisa edhe atëherë kur janë të pranishëm mbi 61 deputetë - opozita nuk ia siguron kuorumin pozitës, e anasjelltas.
Nga grupi më i madh opozitar, Lëvizja Vetëvendosje, në një përgjigje për Klan Kosova, thonë që kanë marr pjesë në votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, por në nisma tjera, nuk janë përgjegjës për sigurim votash.
Për këtë punë duhet të brengoset Qeveria.
Shumicën parlamentare Avdullah Hotit kur u zgjodh kryeministër, ia siguruan 61 deputetë, ku njëri prej tyre tashmë gjendet në burg për mashtrim me subvencione.
Që nga gushti deri në nëntor, kanë mbetur 20 pika të rendit të ditës, për të cilat nuk po ka kuorum.