Lajmet e fundit

Mungesa e ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë në ceremoninë e inagurimit të godinës së re të BSH-së u komentua jo pak në arenën mediatike, por deri më sot nuk po kuptohej se cila ishte arsyeja e kësaj mungese.
Ka qenë Guvernatori aktual i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko i cili ka sqaruar sot mungesën e ish-guvernatorit Ardian Fullani. Sipas tij, mungesa e Fullanit ishte përgjegjësi i protokollit dhe se ai nuk ishte marrë me këtë çështje.
“Për të qenë i drejtpërdrejt dhe i sinqertë me axhendën e ftesave është marrë protokolli sepse unë jam kthyer në momentin e fundit. Guvernatori ka qenë një koleg i vjetër, por nuk është elaboruar protokolli. Nuk ishin ftuar shumë guvernatorë. Pavarësisht gabimit protokollar, do donim që të ishin mbyllur të gjitha proceset gjyqësore. Sa i përket fjalimin është interpretim. Fjalimi ishte i shkurtër dhe prezantues dhe jo për t’u kapur me elementë të tillë”, deklaroi Sejko.
Deklaratat e Sejkos për këtë cështje u bënë sot gjatë konferencës për shtyp, lidhur me normat e interesit, që u ulën me 0.25 %.