Lajmet e fundit
Një shfaqje që do të ndihmojë familjet e Kumanovës do të prezantohet të enjten në Teatrin e Tetovës në ora 20:00.

''Mundimet e kota të dashurisë'' quhet shfaqja me tekst të Shekspirit dhe regji të Sulejman Rushitit ku e cila do të konsiderohet si mbështetëse për familjet e dëmtuara të Kumanovës, pasi që të hyrat nga shitja e biletave do të mblidhen për këtë qëllim.
Në këtë shfaqje do të luajnë aktorët: Petrit Neziri, Arsim Fazlia, Elmir Sejfullai, Arsim Kaleci, Jetmir Arifi, Muzafer Etemi, Azra Sallai, Mona Mustafa, Ermal Canga, Hasim Memishi, Berta Saliu, Argjend Hasni, Altrim Mamuti dhe Sami Mustafa.