Lajmet e fundit
Real Madrid mund që deri në fund të afatit kalimtar të nënshkruajë me ndonjë lojtar të ri, nëse ai përmbushë ato që kërkon Benitez.

Trajneri i Real Madridit, Rafa Benitez, ka qenë i kujdesshëm këtë afat kalimtar, duke bërë vetëm disa nënshkrime modeste. Megjithatë, ka edhe një muaj kohë deri në përmbyllje të afatit kalimtar dhe janë një numër lojtarësh që janë të lidhur me një kalim në Santiago Bernabeu, transmeton Klan Kosova.
Disa nga ata janë:
De Gea: Gardiani spanjoll ka qenë në qendër të njërës nga ‘luftërat’ më të mëdha në tregun e transferimeve këtë verë, megjithëse Keylor Navas dhe nënshkrimi i ri Kiko Casilla, janë tashmë dy zgjedhje për portën e ‘Los Blancos’; gjithçka thotë se De Gea do t’u bashkohet mbretërve deri në fund të afatit kalimtar.
Ghoulam: Pas nënshkrimit me Danilon, Real ka përforcuar edhe më mbrojtjen. Por, largimi i mundshëm i Fabio Coentraos do të bënte vend për një kalim të mundshëm të lojtarit të Napolit në Santiago Bernabeu.
Otamendi: Performancat e qendërmbrojtësit argjentinas të Valencias sezonin e shkuar ishin të jashtëzakonshme, gjë që ka bërë shumë skuadra të interesohen për të siguruar shërbimet e tij. Por, pasi ‘situtata Ramos’ u zgjidh, ‘Los Blancos’ mund të mos jenë të interesuar për ta transferuar Otamendin.
Biglia: Pas problemeve që solli lëndimi i Modriqit sezonin e shkuar, skuadra është e interesuar që të përforcojë mesfushën. Sikur edhe paraardhësi Ancelotti, edhe Benitez duket i pabindur nga aftësitë e Asier Illaramendit dhe Lucas Silvas. Biglia mund të jetë alternativë e mirë për të përforcuar këtë repart.
Pogba: Ëndrra e madhe. Një nga mesfushorët më të rinj dhe më të talentuar në botë, Pogba është në listën e dëshirave të secilit klub të Evropës. Por, nënshkrimi me francezin mund të jetë i vështirë pasi ai tek ‘Zonja e vjetër’ mori fanellën me numrin ‘10’.
Morata: Në rast nevoje, lojtari mund të transferohet në Madrid, për diku rreth 30 milionë euro.
Aguero: Që nga largimi i tij drejt Manchester Cityt, argjenitasi ka qenë në radarin e ‘Los Blancos’. Në rast të largimit të Karim Benzema, ai do të ishte zëvendësim perfekt.
Reus: Megjithëse largimi i Bale duket i pamundshëm, Reus do të ishte një mundësi.
Icardi: Sulmuesi kontrovers i Interit dukej afër kalimit në Bernabeu në fillim të verës, por tani gjithçka duket e largët.
Llorente: Ish lojtari i Atleticos, nuk është më në planet e Juventusit, ndaj mund të jetë zëvendësues i Benzemas.