Lajmet e fundit

Disa studiues besojnë që shpëlarja e gojës me rregull mund të ndikoj në parandalimin e gonorresë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Studime të fundit tregojnë që njerëzit mund të bartin infeksionit seksualisht të transmetueshme në fytin e tyre për javë të tëra madje edhe muaj pa treguar asnjë simptome.
Kështu mund të shpërndahet tek të tjerët përmes seksit oral pa mbrojtje.
Tashmë studiuesit janë duke shikuar mundësitë nëse shpërlarësi i gojës mund të parandaloj shpërndarjen e këtij infeksioni, përderisa ekspertet vlerësojnë që është një ide që ja vlenë të hulumtohet.
Gonorreja është një baktere që mund të jetoj në fyt, organet gjenitale mashkullore dhe femërore si dhe shpërndahet përmes seksit anal oral dhe vaginal.
Kjo sëmundje që ishte e shpeshtë në vitet 1900 derisa është zbuluar një antibiotik efektiv, po rishfaqet sërish.