Lajmet e fundit
Holanda nuk u kualifikua dot për në Euro 2016 dhe gjermani nuk e ka lëshuar rastin që të tallet me bashkëlojtarin e tij nga seleksioni tulipan.

Thomas Muller e ka pranuar se e ka ngacmuar bashkëlojtarin e tij Arjen Robben pasi Holanda nuk u kualifikua për në Euro 2016.
Seleksioni i Danny Blind përfundoi i katërti në Grupin A, pas Islandës, Republikës Çeke dhe Turqisë, pas një kampanje të dështuar.
Robben në vazhdimësi ka qenë në shënjestër të shakave të Mullerit, duke mos lëshuar rastin që të tallet me kolegun e tij.
“Nëse jo tani, kur? Duhet të shfrytëzosh mundësinë”.
“Së shpejti mund të ndërrohen anët. Prandaj nuk e lëshoj dot këtë mundësi”.
“Ne stërvitemi më gjatë dhe kalojmë më shumë kohë me njëri-tjetrin”.
“Për këtë arsye këto raste nuk lëshohen”.