26.11.2017 · përditësuar para 3171 dite1 min lexim
Kryesuesi i sekretariatit të PZAP-së, Mulë Desku, ka thënë se nesër do të dalin me vendimin për të gjeturat e hetimit në komunën e Istogut dhe Kllokotit.
“Akoma jemi duke hetuar numërimin e votave me kusht”, ka thënë Desku.
“Gjatë ditës së nesërme do të dalim me vendim lidhur me gjetjet në këto dy komuna”.
“Jemi në përfundim të këtij hetimi”.
Rreth orës 10:00 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka nisur hetimi i votave me kusht dhe postë për komunën e Istogut.
“Jemi këtu në QNR dhe po sigurojmë disa materiale për hetimin e votave në Istog”, ka thënë Desku më herët njofton Klan Kosova.
“Ky është një hetim i nevojshëm për të parë se a ka pasur parregullsi në këtë proces”, është shprehur ai më tej.
http://klankosova.tv/nis-hetimi-i-votave-te-istogut/
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.