Lajmet e fundit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka marrë pjesë në festivalin Mbarëkombëtar “I këndojmë lirisë”, kushtuar heroit Mujë Krasniqi.
“Ishte kënaqësi të merrja pjesë në Festivalin Mbarëkombëtar "I këndojmë lirisë" kushtuar heroit Mujë Krasniqi, në oborrin e kullës së tij në Çabiq. Mujë Krasniqi dhe Beqir Gashi, përveç që ishin luftëtarë të mëdhenj, ata me këngët e tyre ishin frymëzim për bashkëluftëtarë të tjerë. Muja dhe Beqa i kënduan pareshtur lirisë".
"Ata sakrifikuan jetën e tyre për lirinë e vendit. Kosova do t'i nderojë dhe do t'u jetë mirënjohës përjetë të gjithë atyre që sakrifikuan jetën e tyre për liri. Lavdi të gjithë dëshmorëve të Kombit!", ka shkruar ai në Facebook, transmeton Klan Kosova.