Lajmet e fundit

Pas debatit të organizuar nga KDI-ja me Presindetin Thaçi, ai është cilësuar se nuk ka i ka shpalosur të gjitha informatat e duhura dhe të pritshme nga publiku.
“Thaçi e ka shumë të kufizuar sasinë dhe kualitetin e informatave që po i ndan me opinionin”, deklaroi analisti Artan Muhaxhiri në edicionin special të transmetimit në Klan Kosova.
“Ideja e tij nuk është në përputhje me kërkesat e opinionit. Jemi mësuar qe kur ka informata të mëdha të kemi më shumë të dhëna. Kësaj here ekziston një mos-transparencë e madhe, pra janë informata që Thaçi po i ruan me xhelozi”.
“Ai nuk është naiv, nuk e bën këtë rastësisht. Ekziston një arsye që vetëm ai e di”.
“Ne kemi nevojë për shumë më tepër informata, sidomos pas gjithë këtij kundërshtimi që po i bëhet, përfshirë edhe opozitën, por Thaçi e ka zgjedhur këtë sasi të kufizuar të informatave. Për neve është e vëtëkuptueshme që edhe kjo qasje duhet të ndryshojë, posaçërisht me përfshirjen e ekspertëve që janë obligative në procese të tilla, sepse nëse ndodh korrigjimi territorit, është proces shumë stresues dhe aty duhet të përfshihen ekspertët e të gjitha fushave”.
Muhaxhiri tregoi edhe arsyen që sipas tij Thaçi po e bën këtë strategji:
“Si historian ai duhet ta dijë shumë mirë si krijohen kufijtë, është çështje e gjeostrategjisë . Presidenti është duke menduar që të blejë pak kohë me këto shpjegime, meqë procesi do të përfundojë në maj te vitit të ardhshëm dhe për këtë periudhë atij i duhet të flasë diçka dhe të përfitojë në kohë”, përfundoi ai.