Lajmet e fundit

Analisti Artan Muhaxhiri e ka vlerësuar si të pandershme habinë e liderëve të LDK-së dhe PDK-së me gjendjen aktuale të mjerueshme të gjigantit Trepça, kjo ngaqë këto dy parti kanë qenë në pushtet për pothuajse 18 vjet dhe kanë pasur mundësi që të ndryshojnë ketë gjendje.
Tutje Muhaxhiri ka thënë që fushatat zgjedhore të paktën vendosin në plan të parë gjendjen e vështire të minatorëve e të punëtorëve në fabrikat tjera.
“Më duket e pandershme që liderët e PDK-së dhe LDK-së befasohen me gjendjen e mjerueshme në Trepçë dhe në fabrikat tjera, pasi kanë qenë në pushtet dhe kanë pasur mundësi që ta ndryshojnë gjendje. Tani dëgjojmë fjalë të zbrazëta, premtime që nuk do të duhej të bëheshin. Nuk kanë të drejtë morale të befasohen me këtë gjendje”, ka thënë Muhaxhiri në një interviste në Zonën Zgjedhore të Klan Kosovës.
Ndërsa sa i përket kategorisë së veteranëve dhe familjeve të dëshmorëve, sipas Muhaxhirit, koalicioni PDK-AAK-NISMA, kanë më së shumti për obligim që të punojnë për këtë kategori të shoqërisë.
“Kemi parë që edhe ata kanë pasur probleme, veçanërisht për listat ka pasur shumë kundërshti. Ky koalicion ndoshta do ta ofrojë edhe një konsesus sa i përket relacionit me luftën dhe të kaluarën. Këta tre liderë kanë më shumë obligim të kujdesen për këto kategori. Të gjithë kapitalin publik e kanë të ndërlidhur me luftën e UCK-së. Lufta me Serbinë është në ADN-në e tyre politike, është pjesë e identitetit të tyre”, ka thënë Muhaxhiri, njofton Klan Kosova.