Lajmet e fundit

Është mbajtur simpoziumi shkencor “Muhaxhirët nëpër vite 1877/78-2021”, ku pjesëmarrësit kanë vënë në pah problemet e të dëbuarve nga Serbia ndër shekuj.
Përfaqësuesi i këtij komuniteti, Asllan Qyqalla, kërkoi që të bëhet në qeveri një zyrë e Muhaxhirëve, nga ku mund t’i adresojnë problemet që sipas tij po vazhdojnë edhe sot, kur Serbia po vazhdon që t’i dëbojë shqiptarët në Luginë.
Përveç kësaj u kërkua edhe të paditet Serbia, e ndërkohë të bëhet edhe një muze, njofton Klankosova.tv
Të ardhurit nga Toplica, kanë deklaruar se disa kanë nisur të blejnë sërish tokat e tyre, ndërkaq që janë të gatshëm të kthehen atje nëse ju mundësohet.
Në Prishtinë, një lagje mbanë emrin e tyre, “Lagjja e Muhaxhirëve”.