Muharrem Nitaj, gazetari, që para dy vjetësh iu bashkua Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka njoftuar përmes llogarisë së tij në Facebook se ai do të jetë një nga kandidatët e AAK-së për deputet, njofton Klan Kosova.
Ai është shprehur i gëzuar që partia ia dha besimin.
“U rreshtova pas Ramush Haradinajt, në një kohë të vështirë për të dhe për Aleancën. Për dy vjet isha bashkë me ta, në sfida aspak të lehta për Ramushin, për AAK-në, për Kosovën. Të gjitha këto sfida i kaluam bashkë dhe bashkë po ecim drejt fitores. AAK-ja, sot ma ka kthyer besimin e dhënë. Më ka nderuar me kandidaturën për deputet në zgjedhjet e 11 Qershorit”, ka shkruar Nitaj.
“T'i ndalim këta, se ne nuk ndalemi”, përfundon postimi i tij.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.