Lajmet e fundit

Legjenda e boksit, Muhammad Ali ka kritikuar kandidatin republikan për president, Donald Trump pas propozimit të tij për përjashtuar myslimanët për të hyrë në Amerikë.
Pa e përmendur Trump, Ali ka thënë se myslimanët duhet të qëndrojnë ndaj atyre të cilët e përdorin Islamin për agjenda personale.
Tri herë kampioni i botës në kategorinë e rëndë, që tash është 73 vjeçar është një ikonë kulturore, ndërsa është njëri nga myslimanët më të famshëm në botë.
Në anën tjetër Trump ka thënë se nuk do të tërhiqet nga gara pavarësisht kritikave ndaj deklaratave të tij.
Ndërsa nga Shtëpia e Bardhë është thënë se këto deklarata e kanë diskualifikuar Trumpin nga gara për president, transmeton Klan Kosova.