Legjenda e muzikës, Bob Dylan, një admirues i madh i Muhammad Ali dhe i sportit të boksit, ka fjalë të mëdha për të, tani pas vdekjes së tij.
“Nëse masa e madhështisë së njeriut është të gëzojë zemrën e cdo njeriu mbi faqe të dheut, atëherë ai me të vërtetë ishte më i madhërishmi”, ka shkruar Dylan në uebfaqen e tij, pas vdekjes së Ali në moshën 74 vjeçare, transmeton Klan Kosova.
“Në çdo mënyrë ai ishte më i guximshmi, më i këndshmi dhe njeriu më i mirë”.
Madje Dylan i kishte kushtuar edhe një këngë boksierit legjendar, duke iu referuar me emrin e tij të dikurshëm, Cassius Clay.
Kënga ishte realizuar në shkurt të vitit 1964, viti kur Ali e kishte mundur kampionin e peshave të rënda Sonny Liston, për herë të parë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.