Lajmet e fundit

Pippa Middleton dhe bashkëshorti i saj James Matthews, kanë vendosur të kalojnë muajin e mjaltit në Sydney.
E ky pushim çiftit do t’i kushtoj rreth 13,000 euro një natë.
Çifti janë parë në hotelin prestigjioz Park Hyatt, në të cilin më parë kishin qëndruar edhe Kim Kardashian e Kanye West.
Park Hyatt është ndër hotelet më luksoze në Sydney dhe ofron dhoma tejet ekskluzive sipas kërkesave të klientëve.
Pippa dhe Matthews besohet që janë duke qëndruar në suitën Opera apo në suitën Sydnay.






