Lajmet e fundit

Mbrëmë u mbajt ceremonia më e përfolur e industrisë së muzikës, MTV VMA 2018, ku prezent ishin shumë emra të njohur, mes tyre edhe shqiptaret, Rita Ora e Bebe Rexha, transmeton Klan Kosova.
Të dyja ishin të pranishme dhe nuk hezituan të tregonin me krenari që janë shqiptare por edhe dashurinë për njëra-tjetrën.
Ajo që ra në sy dhe që mori vëmendje në ceremoni ishte puthja mes tyre.
Në këtë ngjarje, Rita ka arritur të rrëmbejë çmimin për ‘Vallëzimin më të mirë’ për këngën ‘Lonely Together’ me Aviciin – DJ i cili ndërroi jetë më 20 prill.