02.07.2019 · përditësuar para 2588 dite1 min lexim
Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesën e Prokurorisë kundër Fatmir Limajt dhe të tjerëve në rastin e njohur si MTPT-së.
“Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë i datës 24.11. 2017, është vërtetuar”, thuhet në njoftim, transmeton Klan Kosova.
“F.L., E.SH., N.K., F.Z., dhe SH.T., akuzoheshin nga Prokuroria për shkak te veprave penale nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës, si krim i organizuar, shpërdorimi i pozitës zyrtare ose i autorizimit, marrje e ryshfetit, dhënie e ryshfetit, keqpërdorimi i autorizimeve ne ekonomi, dhe vepra tjera penale në formë të mos deklarimit të parave të pranuara për fushatë, parashikuar me Rregulloren e Unmikut nr.2004/2 për pengimin e shpëlarjes së parave dhe veprave të ngjashme penale”.
“Gjykata gjeti se shkalla e parë nuk ka bërë shkelje esenciale procedurale, ka aplikuar drejte ligjin penal, si dhe e ka vërtetuar drejtë dhe në mënyrë te plotë gjendjen faktike”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.