Lajmet e fundit

Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë sot u nënshkrua marrëveshja për të mbështetur financiarisht komunën e Suharekës për ndërtimin e infrastrukturës së Zonës Agro-industriale, në mes të ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami dhe kryetarit të Suharekës, Sali Asllanaj.
Bajrami, me këtë rast, ritheksoi prioritetet dhe objektivat strategjike të Ministrisë të cilën e drejton, për mbështetjen e zhvillimit të sektorit privat, duke përmirësuar klimën e biznesit.
Ndërkaq, i pari Suharekës, Sali Asllanaj, theksoi se kjo marrëveshje do të mundësojë infrastrukturë bazike të zhvillimit të mëtejshëm të sektorit privat në komunën të cilën e udhëheq.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është pajtuar për bashkëfinancim të projektit në fjalë, me qëllim të përmirësimit të gjendjes infrastrukturore për ushtrimin e veprimtarive biznesore, e cila do të financojë këtë projekt me 110,000.00 euro për rregullim të një pjesë të infrastrukturës së Zonës Ekonomike, transmeton Klan Kosova.