Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se të mërkurën në sallën “1 Tetori” në Prishtinë dhe në 25 komuna të Kosovës janë dhënë 2.919 vaksina kundër COVID-19.
Sipas MSH-së, totali i vaksinave në nivel dje ka arritur në 53.115 vaksina, njofton Klan Kosova.
"Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuara në të gjithë vendin".
"MSh u bën thirrje qytetarëve të çdo grupmoshe, që të regjistrohen dhe të aplikojnë për marrjen e vaksinës kundër COVID-19".
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.