Ministria e Shëndetësisë ende nuk e ka publikuar raportin për infektimet e reja me COVID-19, njofton Klankosova.tv.
Raporti zyrtar është publikuar pothuajse në të njëjtën kohë çdo ditë, por sot nuk ka asnjë postim të ri në faqen e MSh-së, dhe ora është 15:36.
Ndërkohë, Naser Ramadani i cili është drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, ku edhe përgatiten raportet, rezultoi sot pozitiv për COVID-19, transmeton Klankosova.tv.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.