Lajmet e fundit

Në kuadër të bartjes së përgjegjësive dhe funksionalizimit të Odave të profesionistëve shëndetësor, Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani dhe Kryetari i Odës së Stomatologëve të Kosovës, Kujtim Shala, nënshkruan 29 licenca të stomatologëve në kuadër të ushtrimit të përgjegjësive të përbashkëta të MSH-së dhe Odave të Profesionistëve Shëndetësor për licencim dhe ri-licencim.
Bartja e kompetencave nga MSh te Odat ka filluar me vendim të Ministrit të Shëndetësisë Imet Rrahmani, nga 1 korriku i vitit 2016 dhe deri tash, në kompetenca të odave kanë kaluar çështjet etike, edukimi i vazhduar profesional, ndërsa licencimi dhe ri-licencimi do të vazhdojë të jetë deri në fund të vitit kompetencë e përbashkët e MSh-së dhe Odave, transmeton Klan Kosova.