Lajmet e fundit
Siç kishte raportuar KlanKosova javë më parë, sot është zyrtarizuar propozimi për Vlora Çitakun dhe Leon Malazogun si ambasadorë të rinj të Kosovës.

Leon Malazogu dhe Vlora Çitaku janë propozuar për ambasadorë në mbledhjen e sotme të Komisionit për Punë të Jashtme, ashtu siç kishte raportuar më parë Klan Kosova.
Me propozim të ministrit Thaçi, Leon Malazogu është propozuar ambasador në Japoni ndërsa,Vlora Çitaku është nominuar për ambasadore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ndërkaq, anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme, në mbledhjen e sotme të drejtuar nga Enver Hoxhaj, kryetar i komisionit, kanë shqyrtuar edhe listën e organizatave parlamentare ndërkombëtare, në të cilat Kuvendi i Kosovës synon të anëtarësohet.