Lajmet e fundit

Secili prind do të ketë dëshirën që fëmijës së tij të porsalindur të i bëjë një fotografi të momentit në spital.
Megjithatë disa fotografi të cilat një cift ka postuar, dokumentuan momentet e djalit të tyre të lindur parakohe teksa po luftonte për mbijetesë, transmeton Klan Kosova.
Danielle Stoakes dhe Matt Hansom mbajtën ditarin e tyre të pabesueshëm me fotografi për 150 ditë pasi djali i tyre Reggie arriti në jetë vetëm si 23 javësh.
Ai kaloi pesë muajt e parë të jetës së tij në spital me një sërë problemesh shëndetësore, duke përfshirë këtu një infeksion serioz të virusit E. Coli.
Ndërsa vogëlushit në ato momente nga mjekët iu ishte dhënë një shans me 20% të mbijetesës.
Në krahasim që ai ka lindur në qershor të këtij viti tashmë Reggie gjendet shëndosh e mirë pas gjithë atyre problemeve shëndetësore, i lumtur pranë një familjeje të shëndoshë, transmeton Klan Kosova.