Lajmet e fundit
Motrat dhe vëllezërit, janë bekim. Si motër më e madhe, të pasurit një motër të vogël është eksperiencë e mrekullueshme. Koha kalon dhe kur e ktheni shikimin prapa, do ta kuptoni se sa me fat që ishit që e kishit motrën tuaj të vogël pranë.

Motrat e mëdha në mbarë botën, mund të bien dakord që për të mirë e për të keq, të pasurit motra të vogla, është e mrekullueshme.
Të bëjnë të ndjehesh si hero
Si fëmijë, nuk është e pazakonshme që ta ndani të njëjtën dhomë. Sapo të tejkaloni ankesat për mungesë hapësire dhe privatësie, të ndarit e ambientit personal me dikë, nuk do të jetë kurrë aq natyrale. Jo të gjithë janë të guximshëm që të flenë vetëm, dhe këtu vije në punë motra e madhe, duke e bërë atë të voglën të ndjehet rehat me praninë e saj në dhomë.
Të ndarit e gjërave
Përveç se të ndani dhomën tuaj, ju do t’i ndani edhe gjërat e tjera, si banja, shamponët, brushat e flokëve, produktet kozmetike dhe rrobat. Kur ishit të vogla, motra juaj vazhdimisht ua huazonte rrobat, kurse do të vijë një moment që edhe ju t’ia huazoni asaj.
Ajo ju bën ta kuptoni se sa shumë jeni rritur
Motra juaj më e vogël, do të kalojë nëpër të njëjtat gjëra në të cilat kaluat edhe ju. Duke e parë atë të shkelë në të njëjtën rrugë, në të njëjtat probleme, do ta kuptoni se sa shumë jeni rritur dhe do ta pyesni veten nëse edhe ju dikur ishit si ajo.
Ajo ju surprizon
Nëse keni kaluar një ditë të keqe dhe dëshironi të largoheni nga bota, ju shpesh befasoheni me aftësinë që ka motra juaj e vogël që t’ua ngrehë disponimin. Edhe nëse e trajtoni keq, ajo do të ju hedhet në përqafim në fund të ditës.
Nuk rrini dot e zemëruar me të
Ajo mund të jetë e vështirë, e lazdruar dhe e pamundur. Ju mund të grindeni dhe të argumentoni me njëra tjetrën, por në fund të ditës, ju nuk do të mund të rrini e mërzitur me të për shumë kohë.
Ajo ju njeh më mirë se kushdo
Motra juaj e vogël ju ka dëgjuar tek mërmërisni fjalë në gjumë, tek gërhisni dhe ndoshta është personi që ju sheh të zhveshur çdo ditë. Ajo gjithmonë ua bën dhuratat më të mira për ditëlindje, thjesht sepse ju njeh shumë mirë.
Ajo ju dëgjon
Në moshën e adoleshencës, ajo ndoshta nuk do t’i dëgjojë as prindërit, por juve po. Nëse ata nuk mund t’i afrohen asaj, do të jeni ju ajo që gjithmonë ua dëgjon fjalën. Ju jeni të afërta në moshë, dhe ajo ndjehet e sigurt që tu tregojë gjithçka.