Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, të hënën zhvilloi një video-takim me ministren Britanike për Fqinjësi Evropiane dhe Amerikë, Wendy Morton.
Ministrja Haradinaj-Stublla dhe Ministrja Morton diskutuan mbi situatën e politikës së brendshme e të jashtme të Kosovës, me theks të veçantë mbi dialogun me Serbinë dhe bashkëpunimin rajonal e integrimin Euro-Atlantik të Kosovës, njofton Klan Kosova.
“Nënvizova kërkesën për ndërhyrje të menjëhershme të partnerëve tanë Euro-Atlantik për ribalancimin e pozitës sonë asimetrike, dhe vendosjen përfundimtare të drejtësisë për viktimat dhe vuajtjet e luftës gjenocidale të Serbisë kundër popullit të Kosovës”, bëri të ditur Ministrja Haradinaj-Stublla.
"Mbretëria e Bashkuar vazhdon të mbetet një ndër aleatët më të rëndësishëm, me përkrahjen e të cilës Kosova do të vazhdojë forcimin e mëtejmë të subjektivitetit dhe etablimin përfundimtar në arenën ndërkombëtare".
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.