Lajmet e fundit

Ministria e Punëve të Jashtme ka sqaruar se njoftimi zyrtarë ndaj Institucioneve respektive të Malit të Zi në lidhje me përfundimin e të gjitha procedurave të brendshme ligjore të ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit do të bëhet brenda afatit të përcaktuar Ligjor, respektivisht 15 ditë pas publikimit të kësaj Marrëveshje në Gazetën Zyrtare të së Kosovës.
"Publikimi i Ligjit mbi ratifikimin e Marrëveshjes së lartpërmendur është bërë në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës më 15 Maj, 2018".
MPJ thekson se do të njoftojë autoritetet e Malit të Zi nëpërmjet kanaleve diplomatike dhe në formë të shkruar për plotësimin e procedurave të brendshme dhe për hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshjeje, transmeton Klan Kosova.