Lajmet e fundit

Ministria e Jashtme e Kosovës, ka reaguar për situatën e krijuar pas vërshimeve në Gjermani.
Në reagimin e tyre, MPJ thotë se Gjermania i qëndroi pranë Kosovës, ndaj dhe populli kosovar mbetet me atë gjerman në këtë kohë të vështirë, përcjell klankosova.tv.
''Ne jemi të tronditur dhe të trishtuar nga pasojat e tmerrshme të stuhisë në Gjermani. Ne vajtojmë viktimat me familjet. Gjermania qëndroi pranë nesh në kohë nevoje. Mendjet e njerëzve në Kosovë janë me njerëzit në Gjermani''.
https://twitter.com/MFAKOSOVO/status/1415662877348831246
MPJ e Kosovës gjithashtu shkruan se bashkëndjenë edhe me situatën në të cilën janë duke kaluar Holanda, Belgjika dhe Luksemburgu.
''Ne jemi thellësisht të tronditur dhe të trishtuar nga ndikimi katastrofik i reshjeve të dendura. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave. Shpresojmë që ata që janë zhdukur të shpëtohen të sigurt''.
https://twitter.com/MFAKOSOVO/status/1415665958803304458