Lajmet e fundit

Ministria e Punëve të Jashtme e Izraelit ka reaguar pas hapjes së Ambasadës së Kosovës, sot zyrtarisht, në Jerusalem.
“Ministria e Punëve të Jashtme e Izraelit mirëpret ngrohtësisht hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem sot. Një zhvillim i natyrshëm i marrëdhënieve dhe realizimit të Marrëveshjes së Washingtonit”, thuhet në postimin e tyre në Twitter.
https://twitter.com/IsraelMFA/status/1371130442850701315
Ambasada e Kosovës në Izrael, me seli në Jerusalem, është hapur sot zyrtarisht.
Bazuar në Marrëveshjen e Washingtonit, Izraeli e ka njohur shtetësinë e Kosovës ku si këmbim Kosova ka pranuar hapjen e ambasadës në Jerusalem.
Kosova është shteti i parë me shumicë myslimane që e ka hapur ambasadën e saj në Jerusalem.