Lajmet e fundit

Nga dita e hënë në kuadër të muajit botëror të sigurisë kibernetike, ministria e Punëve të Brendshme planifikon zhvillimin e disa aktiviteteve për përmirësimin e situatës së sigurisë kibernetike në vend.
Ngritja e sigurisë është e domosdoshme për institucionet publike.
Sipas nevojës janë hartuar plane për ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe teknologjike.
Në kuadër të aktiviteteve MPB, planifikon që në bashkëpunim me ICITAP-in të trajnojë 200 zyrtarë të saj dhe agjencive vartëse, që kanë qasje në domain-in shtetëror, thuhet në njoftimin e ministrisë së Punëve të Brendshme, përcjellë Klan Kosova.
Interneti në Kosovë është zgjeruar me shpejtësi të madhe që nga viti 2000.
Në vend përdorimi i internetit është 76.6%, me një mesatare të njëjtë krahasuar me vendet e BE-së.