Lajmet e fundit

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka qëndruar për vizitë dy ditore një delegacion i eksperteve nga EMCDDA, Ilza Jakobson, zyrtare e lartë në EMCDDA dhe Michal Kidawa ekspert për Sistemin e Paralajmërimit të Hershëm për Substanca të Reja Psikoaktive .
Qëllimi i vizitës ishte organizmi i një punëtorie mbi Sistemin e Paralajmërimit të Hershëm për Substanca të Reja Psikoaktive (NPS). Gjatë kësaj vizite, grupi i eksperteve të EMCDDA, zhvilloi punëtori me zyrtarë nga Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Kosovës, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit, Agjencive tjera dhe zyrtar nga OJQ Labyrinth.
Drejtori i Departamentit për Kimi dhe Biologji Forenzike nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Sokol Deda, i informoi të pranishmit për situatën e drogave në Kosovë. Ai me këtë rast vuri në dukje legjislacionin vendor që rregullon problematiken e narotikëve në përgjithësi, si dhe bëri një prezantim të gjerë të Strategjisë Nacionale kundër Narkotikeve dhe Planin e Veprimit 2012/2017 .
Në përmbyllje të vizitës, ekspertët nga EMCDDA së bashku me zëvendësministrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, respektivisht Koordinator Nacional kundër Narkotikeve, Nehat Mustafa dhe zyrtar të MPB-së, vizituan laboratorin në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, ku u priten nga Kryeshefi i kësaj Agjencie, Blerim Olluri, transmeton Klan Kosova.