Lajmet e fundit
Ministria e brendshme maqedonase ka paralajmëruar konferencë për media për sot në orën 14:30 për të raportuar rreth gjendjes në qytetin e Kumanovës.

Ministria për Punë të Brendshme e Maqedonisë ka paralajmëruar konferencë për media për sot në orën 14:30 për të raportuar rreth gjendjes në qytetin e Kumanovës pas përleshjeve të një dite më parë por edhe të shtënave të sotme të cilat kanë shqetësuar banorët e Kumanovës.
Gjatë konferencës pritet të paraqitet vetë ministrja e brendshme Gordana Jankullovska ose zëdhënësi i MPB-së Ivo Kotevski.