Lajmet e fundit

Zyrtarë të MPB-së kanë marrë alarmin për sulme dhe rrëmbime të mundshme zyrtarësh policor. Një gjë e tillë është raportuar nga disa media të cilat i referohen informacioneve operative, se grupe që kanë lidhje me atë të Kumanovës, planifikojnë aksione hakmarrëse ose rrëmbime, që pastaj t’i shkëmbejnë me një pjesë të të burgosurve.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Ivo Kotevski tha se policia po monitoron situatën dhe po ndërmerr të gjitha masat parandaluese.
“I kemi këto njohuri operative dhe në bazë të tyre, e kemi dërguar atë telegram. Vazhdojmë t’i shqyrtojmë të gjitha njohuritë dhe të përgatitemi për të gjitha sfidat e mundshme. Në suazat e kësaj, janë dhënë udhëzime për sigurimin e personave dhe objekteve për sigurinë e të cilëve është e ngarkuar MPB, për përdorimin e pajisjes dhe makinave zyrtare dhe udhëzime lidhur me patrullimin e kufirit verior”, thotë Kotevski, raporton Tetova Sot