Lajmet e fundit

Atë që Flamur Sefaj e la në gjysmë, deri në fund nuk e çoi as Bejtush Gashi.
Aleanca Kosova e Re që e ka në qeverisje Ministrinë e Punëve të Brendshme e liroi nga detyra edhe këtë të dytin, për ta sjellë edhe një emër të ri në këtë dikaster, brenda një mandati.
Zyrtarë të kësaj partie bënë me dije se Gashi u largua për shkak të performancës së dobët dhe se në vend të tij do të emërohet Ekrem Mustafa.
Klan Kosova e pati të pamundur të hënën ta kontaktojë vetë ministrin e shkarkuar, ndërsa vartësit e tij të deritanishëm, nuk kishin infomata konkrete.
Kronikë e zgjeruar nga Halil Berisha.