Lajmet e fundit

Bashkëpunimi në mes dy vëllezërve tashmë të famshëm në estradën tonë, është pothuajse i gatshëm për publikim, njofton Klan Kosova.
Bëhet fjalë për Mozzik dhe Getinjo të cilët kanë paralajmëruar edhe më herët një këngë të përbashkët e që titullin e ka “Tony Montana”.
Producenti Arber Elshani (Zzap) nëpërmjet një postimi në Instagram e Facebook ka bërë me dije se ky projekt do të jetë një bombë.
Ai madje u kërkoi të gjithë fansave të kenë durim, derisa ky projekt muzikor të jetë gati.
Kujtojmë që të dy reperët kanë arritur sukses të madh – Mozziku së fundmi solli “Dhezu” e cila në youtube ka mbledhur mbi 12 milionë shikime, ndërsa Getinjo solli bashkëpunimin me Baby G “Monster”, projekt ky që u shndërrua në hit që në fillim, e në youtube mblodhi mbi 6 milionë shikime!