Lajmet e fundit

Jose Mourinho po kalon një moment më të vështirë se si e priste kalimin te Manchester United.
Humbja e derbit ndaj City 1-2 ishte shumë e dhimbshme për ekipin e tij, që ka pësuar edhe dy humbje të tjera në Europa League ndaj Feynordit dhe në kampionat ndaj Uatfordit.
Sun Sports ka publikuar një speciale se si do të ishte renditja e fitoreve duke marrë parasysh javët e para në dy vitet e fundit.
Mourinho renditet shumë më poshtë në klasifikim, pasi ka 33 për qind fitore në aventurën me Chelsean dhe Untied deri në këtë fazë. Madje kalohet dhe nga Franceso Guidolin i Swansea dhe Slaven Bilic i West Ham.