Lajmet e fundit

Jorge Valdano e ka të vështirë të besojë se presidenti i Real Madridit Florentino Perez, do ta merrte në konsideratë ri-punësimin e Jose Mourinhos si trajner.
Mouringho tanië është i gatshëm të nënshkruajë me cilindo ekip që i ofron kontratë të majme, për shkak se javën e kaluar atij i përfundoi kontrata me Chelsea.
Gazetat në Spanjë po shkruajnë se portugezi Mourinho është nën listën e Perez dhe se ai po bisedon me trajnerin aktual Rafael Benitez për këtë rikthim madhështor të tijin në Madrid.
Nëse merret një vendim i tillë, kjo do të thoshte një rikthim madhështor në Santiago Bernabeu për Mourinhon, i cili e kishte lënë këtë ekip në vitin 2013, pasi u largua me anë të një marrëveshjeje bilaterale sepse fitoi vetëm një herë La Ligan dhe një herë Copa del Rey në tri sezona.
Valdano i cili ishte emëruar si drejtori sportiv i Madridit në vitin 2011, thotë se nuk e ka të qartë se pse Perez do ta largonte Benitez për t’i bërë vend Mourinhos.
I pyetur për këto thashetheme nga El Larguero, ai ka thënë “se e ka të vështirë të besojë se Mourinho do të kthehet në Santiago Bernabeu”, transmeton Klan Kosova.
“E di se Madrid po kalon në një periudhë të vështirë, mirëpo ideja se duhet të ketë aksion në kohë krizash është e papranueshme. Ideja e veprimeve të vazhdueshme brenda ekipit është zgjidhja më e keqe e mundshme.